Sot kemi filluar zyrtarisht kursin e rrobaqepësisë për grupin e 10-të!

një hap i rëndësishëm drejt aftësimit profesional dhe fuqizimit të pjesëmarrëseve tona. Hapja zyrtare u organizua nga Organizata VZHK, ku gjatë takimit u diskutua nga kryetari Shefki Jonuzi , për ecurinë e kursit, rregullat e punës dhe të gjitha çështjet me interes për kursantet, me qëllim mbarëvajtjen sa më të mirë të trajnimit. Falënderojmë sinqerisht…

Çanta shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës – nga Konçuli në Preshevë

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) vazhdoi aktivitetet në mbështetje të arsimit, duke shpërndarë çanta shkollore dhe mjete të nevojshme për nxënësit e SHF „Sami Frashëri“ në Konçul dhe SHF „Profesor Ibrahim Kelmendi“ në Preshevë. Mbështetja e nxënësve dhe arsimit është investim në të ardhmen. VZHK do të vazhdojë angazhimin për fëmijët dhe institucionet…

Çanta shkollore për nxënësit e SHF „Sami Frashëri“ në Konçul, Bujanoc.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizuam një aktivitet në mbështetje të arsimit dhe nxënësve të Shkollës Fillore „Sami Frashëri“ në Konçul, Komuna e Bujanocit, gjatë të cilit u shpërndanë çanta shkollore dhe pajisje të nevojshme për nxënësit. Ky aktivitet përbën një kontribut konkret për nxënësit dhe familjet e tyre, duke ndihmuar në sigurimin…

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në bashkëpunim me Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë me projektin “Bashkë për Fëmijët”, filluam shpërndarjen e çantave për nxënësit tanë, duke nisur nga Medvegja jonë e dashur.

Falënderojmë përzemërsisht donatorët nga diaspora dhe donatorët lokalë, të cilët me mbështetjen e tyre bënë të mundur realizimin e këtij projekti. Një falënderim i veçantë shkon edhe për z. Ilham Hasani , për koordinimin dhe angazhimin e tij në realizimin e këtij aktiviteti. Bashkë për fëmijët, bashkë për të ardhmen!

Sot patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në zyrat tona Eduart Thartorin, Drejtorin e Rajonit të Evropës në Toplum Vakfı – Turqi, si dhe Dr. Enver Al Ziyadin, mysafir i nderuar nga Katari.

Gjatë takimit zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt dhe të frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. Takime të tilla janë një mundësi e mirë për të krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të zhvilluar iniciativa të dobishme për komunitetin. Faleminderit Eduart Thartorit dhe Dr….

KONTRIBUO PËR ÇANTA DHE PAJISJE SHKOLLORE

Në vazhdën e angazhimit tonë shumëvjeçar për arsimin në Luginën e Preshevës, VZHK ka realizuar projekte të ndryshme në mbështetje të nxënësve dhe shkollave, duke përfshirë çanta dhe pajisje shkollore, bursa, laptopë, renovime dhe përmirësime të infrastrukturës shkollore. Një nga projektet tona të vazhdueshme është “Çanta për Nxënësit dhe Pajisje Shkollore”, përmes të cilit çdo…

Në kuadër të vizitës së delegacionit të organizatës Muslimehelfen nga Gjermania, u zhvillua një takim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe nevojat me të cilat përballet Komuna e Bujanocit, me theks të veçantë në fushat e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik. Gjithashtu, u prezantua puna dhe projektet e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në…

Në kuadër të vizitës së delegacionit të organizatës Muslimehelfen nga Gjermania, zhvilluam një takim të frytshëm me nënkryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, z. Armend Aliu.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për sfidat me të cilat përballet Lugina e Preshevës, si dhe për nevojat prioritare të qytetarëve në fushat e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare për realizimin e projekteve që sjellin përfitime konkrete për komunitetin. Falënderojmë…

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ishte në mesin e 48 shoqatave përfituese të mbështetura nga Ministria për Pajtim, Bashkëpunim Rajonal dhe Stabilitet Shoqëror për vitin 2026.

Ky vlerësim është një dëshmi e besimit në punën dhe angazhimin tonë shumëvjeçar në shërbim të komunitetit, veçanërisht për familjet në nevojë, të rinjtë dhe grupet më të ndjeshme shoqërore. Falënderojmë Ministrin Usame Zukorlić dhe Ministrinë për mbështetjen e dhënë. VZHK do të vazhdojë të punojë me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi në realizimin e projekteve…