Në shkollën fillore ” Abdullah Krashnica ” në fshatin Miratocë – Preshevë ,VZHK dhuruam donacion 8 laptopa💻 per nxësit shembullor të kësaj shkolle.
Laptopat u dhuruan për nxënësit shembullor, nga klasa e parë deri në klasën e tetë.
Dhurimi i laptopeve është një mënyrë e shkëlqyeshme për të stimuluar nxënësit , duke ofruar akses në teknologji dhe burime të shumta online, laptopet ndihmojnë nxënësit të shfrytëzojnë informacionin në mënyrë më efikase dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre të teknologjisë.
Ky donacion nga IHH NL është realizim dhe mbajtje e premtimit nga përfaqësuesi i saj z. Satilmis i cili vitin e kaluar gjatë shpërndarjes së çantave premtoi që do ti suprizoj nxënësit më të mirë të kësaj shkolle.
Duke faleminderuar donatorin për kontributin e tij është gjithmonë kënaqësi dhe emocion i veçant të kontribojmë për ardhmërinë e këtij vendi.
26.06.2023 , Preshevë
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së.