VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Janë ndarë Çertifikatat për 10 kursante që u Çertifikuan në profilin e rrobaqepsisë.

Kursi profesional i rrobaqepsisë i finansuar nga Rep.Turqisë përmes TIKA-së, i mbështetur organizata IHH NL nga komuna Preshevës dhe duke u implementuar nga OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim për të -5- vitë me rradhë vazhdojm ta realizoj projektin

” Aftëtsimi profesional në profilin e rrobaqepsisë “

U ndanë Çertifikatat për 10 kursante që vijuan kursin profesional të rrobaqepsisë,

i cili është një projekt afategjatë dhe gjatë implmentimit do të aftësohen një numër i madhë grave dhe vajzave në këtë profesion.

Motoja e projektit “ Për një grua të avansuar dhe profesionale “ gjithashtu ka për qëllimim edhe orjentimi i gruas në karier profesionale , aftësimi profesional në sektorin e tekstilit pra të rrobaqepsisë ,ngritja e kapaciteteve të gruas përmes pjesëmarjes ,përgaditja e kuadrave të reja te kualifikuara të gatshme për tregun e punës, ku në të ardhmen do të jene një fuqi punotre e re në komunën tonë.

Gjenerata e parë u Certifikuan në Korrik të vitit 2019 , gjenerata e dytë në qershor 2020 , gjeneratat e tretë qershor në vitin 2021dhe gjenerata e katërt qershor të vitit 2022 , gjenerata e peste ne mars vitin 2023

Për gjeneratën e pestë të kursanteve , tash rrobaqepëse profesionale nga sot fillon një prespektivë e re , mund te fillojnë punën në hapjen e bizneseve personale,

gjithashtu mund edhe të fillojnë punën ne biznese aktuale , ku përmes punës që punojn do të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Përmes ketij projekti po krijohen më shumë mundësi për qytetarët e komunës së Preshevës , sepse tash në mesin tonë kemi kuadra profesionale në lëmin e tekstilit pra rrobaqepsisë dhe në të ardhmen mund të i ftojmë kompanit prej jasht vendit nga fusha e tekstilit që të stacionohen në Preshevë , pasi që njeri ndër kriteret kryesore që një biznes të vije ne ndonjë qytet është fuqia puntore.

OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim shpreh Mirënjohje dhe Faleminderim për donatorët dhe kursantet për përkujdesjen e treguar për makinat qepse , të cilat do të shërbejn për gjeneratën e gjashtë, për të cilën do të hapim konkurs ne javët e ardhshme.

Për te gjitha këto që u thanë dhe gjithë këto mundësi që po na krijohen për rininë preshevare ,u bënë të mundura me mbështetjen nga Rep. e Turqisë përmes TIKA-së.

OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim

Kryetar Shefki Jonuzi

Preshevë

18.03.2023