Në zyren e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim realizuam takimin me përfaqësuesin e bletarisë z. Besnik Xhelili, drejtor i shoqatës Nektari , nga komuna e Bujanocit.
Bletarët në Luginë të Preshevës po ballafaqohet me sfida të mëdha sot. Për të mbrojtur bletarët dhe bletarinë, është e rëndësishme të ndërmerren masa për të ruajtu, për të përdorur praktika të qëndrueshme të bletarisë dhe për të ndërgjegjësuar publikun rreth rëndësisë së bletëve në ekosisteme dhe në prodhimin ushqimor.
Bletaria ka qenë një aktivitet i kryer që nga koha e lashtë, dhe ka shërbyer për të furnizuar njerëzimin me një burim të rëndësishëm të ushqimit dhe produkteve , por edhe një burim i të ardhurave për shume familje në Luginë.
Përveç prodhimit të mjaltit, bletaria ka rëndësi edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e bletëve si specie të rëndësishme për biodiversitetin. Disa bletarë rrisin bletët në forma të ndryshme të bletarisë së kontrolluar për të ndihmuar në rritjen dhe mbrojtjen e popullsisë së bletëve.
Duke e ditur rëndësinë e madhe që ka bletaria, Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim synojmë që në të ardhmën të realizojmë projekte që trajnojnë dhe mbështesin bletarët në zhvillimin dhe avancimin e bletarisë.
02.06.2023 , Preshevë
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së