Në Tiranë u mbajt simpoziumi shkencor ndërkombëtar për “Marrëdhëniet shqiptaro-turke, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”.
Në ceremoninë e hapjes së simpoziumit të organizuar në Tiranë nga Fondacioni ALSAR, nën përkujdesjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve Shqipëri – Turqi.
Kryetari i Fondacionit ALSAR, z.Mehdi Gurra, gjatë fjalës së tij tha simpoziumi synon t’i analizojë marrëdhëniet ndërshtetërore shqiptaro-turke në jubileun e tyre në një sfond akademik.
“Tri dekadat e fundit flasin vetë për lulëzimin e marrëdhënieve tona, ndërshtetërore, zyrtare, dhe në shoqëritë respektive. Türkiye ka treguar se është një partner i pazëvendësueshëm, i gjendur pranë nesh në çdo moment kritik, një përkrahëse e fortë e rrugës sonë evropiane. Është fat për ne që e kemi atë në krah, pa asnjë pretendim ndaj sovranitetit tonë”.
Shqipëria dhe Türkiye kanë bashkëpunim të admirueshëm ekonomik, kulturor, arsimor dhe ushtarak dhe shtoi se partneriteti strategjik është një arritje domethënëse e dy vendeve anëtare të NATO-s. Ndër të tjera kryetari i Fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra vuri theksin dhe shtoi se: “Në planin ekonomik, rritja e vëllimeve të tregtisë midis dy vendeve është në rrugën e duhur, duke kujtuar këtu se Turqia është ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri.
Punimet e simpoziumit shkencor u përshëndetën edhe me një mesazh nga Kryetari i Parlamentit të Turqisë Nurman Kurtulmuş.
Të pranishëm në simpozium ishin profesorë , diplomatë , përfaqësues të shoqërisë civile nga Turqia , Shqipëria , Kosova , Maqedonia e Veriut , Mali i zi dhe Lugina e Preshevës.
15/16 Nëntor , Tiranë
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së.