VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

VZHK ndanë Çertifikatat për kursantet në profilin e rrobaqepsisë.

Kursi profesional i rrobaqepsisë i finansuar nga “ TIKA” , Rep.Turqisë , i mbështetur nga organizata IHH NL dhe komuna Preshevës , implementuar nga OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim për të gjashtinë vitë me radhë po vazhdojm ta realizojm projektin ” Aftëtsimi profesional në profilin e rrobaqepsisë “

Sot në Preshevë u ndanë Çertifikatat për 10 kursante që vijuan kursin profesional të rrobaqepsisë për 6 muaj pa pagese , të cilin po e mundeson organziata partnere IHH NL.

Nga ky Projekt janë aftesuar tashme 60 gra dhe vajza të reja , poashtu do te vazhdoje që të aftësohen edhe një numër i shumtë grave dhe vajzave në këtë profesion.

Motoja e projektit “ Për një grua të avansuar dhe profesionale “ gjithashtu ka për qëllimin edhe orjentimin e gruas në karier profesionale , aftësimi profesional në sektorin e tekstilit pra të rrobaqepsisë ,ngritja e kapaciteteve të gruas përmes pjesëmarjes ,përgaditja e kuadrave të reja te kualifikuara të gatshme për tregun e punës, ku në të ardhmen do të jene një fuqi punotre e re në komunën tonë.

Disa të dhëna gjatë projektit të kursit dhe Programi që u zhvillua për kursantet në implementimin gjashtëmujor :

* Skicim figure

* Teknika të zhvillimit të prerjes industriale .

* Qepje e modelit.

* Rregullim i difekteve

* Teoria e ngjyrave

* Modelim dhe prerje për femijë.

* Modelim dhe qepje bluze.

* Modelim dhe qepje fustani.

* Modelim dhe qepje këmishe.

* Modelim dhe qepje xhakete.

* Modelim dhe qepje palltoje, etj

Për kursantet , tash rrobaqepëse profesionale nga sot fillon një prespektivë e re , mund te fillojnë punën në hapjen e bizneseve personale,

gjithashtu mund edhe të fillojnë punën ne biznese aktuale , ku përmes punës që punojn do të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Përmes ketij projekti po krijohen më shumë mundësi për qytetarët e komunës së Preshevës , sepse tash në mesin tonë kemi kuadra profesionale në lëmin e tekstilit pra rrobaqepsisë dhe në të ardhmen mund të i ftojmë kompanit prej jasht vendit nga fusha e tekstilit që të stacionohen në Preshevë , pasi që njeri ndër kriteret kryesore që një biznes të vije ne ndonjë qytet është fuqia puntore.

Vizioni për zhvillim dhe kooperim shpreh Mirënjohje dhe Faleminderim për donatorët dhe kursantet për përkujdesjen e treguar për makinat qepse , të cilat do të shërbejn për gjeneratë pas gjenerate.

Poashtu për punën e tyre vullnetare për qepjen e uniformave për nxënësit e shkollave të mesme të Luginës , të cilave nga kryetari i VZHK-së z.Shefki Jonuzi iu ndan MIRENJOHJE , kurse nga kordinatorja e Depertamentit të gruas znj.Hatixhe Jonuzi dhe trajnerja Shyrete Ameti iu dhuruan CERTIFIKATAT.

Pasi që kërkesat janë të shumta për kursin e rrobaqepesisë , VZHK sëshpsjti do të e hapim konkursin e rradhës.

02.12.2023 , Preshevë

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së.