Sot filluam me aftësimin profesional në profilin e rrobaqepsisë me gjeneratën e shtatë
Nga viti në vitë po shtohet edhe me shumë interesimi për të qenë pjesë në kursin e aftësimit profesional në rrobaqepsi pranë VZHK-së
Pas publikimit të konkursit për rrobaqepsisë , ka pasur një numër te madhe te vajzave dhe grave që kanë aplikuar , nga numri i pergjithshëm sa kanë aplikuar ne i kemi perzgjedhur 10 persona.
Vizioni për zhvillim dhe kooperim sot po fillojm me aftësimin profesional të gjeneratës se shtatë përmes Kursit profesional të rrobaqepsisë projekt i cili është finansuar nga TIKA dhe Organizata IHH NL.
Kursi profesional është pa pagesë , të cilin e ka mbeshtetur organizata partnere IHH NL.
Kursantet vijojne kursin 5 dite në javë, nga e hëna – premte , të rregullta për çdo ditë për 6 muaj rreshtë.
Në program janë të përfshira teoria si dhe praktika.
Keto janë disa nga temat bazë të kursit:
* Teknika të zhvillimit të prerjes industriale
* Skicim figure.
* Qepje e modelit.
* Rregullim i difekteve
* Modelim dhe prerje për bebe dhe femijë.
* Modelim dhe qepje bluze.
* Modelim dhe qepje fustani.
* Modelim dhe qepje këmishe.
* Modelim dhe qepje xhakete.
* Modelim dhe qepje palltoje, etj.
Faleminderit Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA , Republikës së Turqisë që po ia mundësoni që vajzat dhe gratë në Preshevë të kenë profesionin e tyre.
Faleminderit organizatës partnere IHH NL që po ua mundëson kursin profesional të rrobaqepsisë pa pagesë.
Faleminderit Komuna e Preshevës.
Vizioni për zhvillim dhe kooperim
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
22.01.2024