Vazhdon mbështetja për studentët e Luginës së Preshevës nga VZHK , sot nënshkruam Këstin të Dyte të Bursave (2023/2024)
Semestri i dytë është një rast i ri për të arritur suksese të mëdha akademike dhe për të përparuar në rrugën tuaj të arsimit.
Le të punojmë së bashku me qëllim për të arritur rezultate të shkëlqyera, për të eksploruar ide dhe për të zgjeruar kufijtë e diturisë sonë. Të kujtojmë se sukseset tuaja janë rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhshme.
Student të nderuar , me besim të plotë tek ju, urojmë një semestër të mbushur me arritje dhe suksese!
Me ndihmën shoqatës partnere IHH NL , të vazhdueshme, keni bërë të mundur për një numër studentësh të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të vazhdojnë studimet e tyre në mënyrë të suksesshme. Bursat që po dhurohen jo vetëm që japin një mundësi të jashtëzakonshme për rritjen e aftësive akademike, por gjithashtu ndikojnë në rritjen e vetëbesimit dhe motivimit të studentëve.
Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim është e privilegjuar që në partneritet me shoqatën IHH NL , mund të kontribuojë në zhvillimin e potencialit të të rinjve dhe të promovojë një kulturë të arsimit të lartë në komunitetin tonë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë mision dhe të japim një kontribut pozitiv në rritjen dhe përparimin e studentëve tanë.
Faleminderit IHH NL
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
22.02.2024 , Preshevë.