Iftar i organizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në bashkëpunim me organizatën partnere IHH NL (IHH Nederland) sjell një dimension të veçantë Solidariteti në muajin e shenjtë të Ramazanit.
IHH NL është një organizatë humanitare e njohur për punën e saj në ndihmë në të gjithë botën, duke ofruar ndihmë humanitare në zonat të ndryshme , poashtu ndërvite është prezente edhe në Luginë të Preshevës.
Kombinimi i përpjekjeve të dy shoqatave sjell një ndërthurje të vlerave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të ndihmës humanitare në një kontekst të përbashkët.
Në një nivel më thelbësor, shënon një frymë të bashkëpunimit dhe solidaritetit , duke e bërë këtë iftar një moment të fuqishëm për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të arritur qëllimet e përbashkëta për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj njerëzve.
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së.
23.03.2024 , Preshevë