VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Fillimi i Procesit të Matjes për Uniformat e Nxënësve.

Shoqata “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” (VZHK) , sot e filluam procesin e matjes për uniformat e nxënësve në Shkollën e Mesme të Mjeksisë “ Sezai Surroi” në Bujanoc, duke përfituar nga një donacion i çmuar nga organizata TIKA.

👉Vazhdimi i projekteve në fushën e arsimit është një shenjë e qartë e angazhimit të VZHK-së për të përmirësuar mjedisin shkollor dhe për të siguruar që të gjithë nxënësit të kenë mundësinë për të përfituar nga uniformat e përshtatshme dhe të cilat plotësojnë standardet e nevojshme.

Procesi i matjes është një hap kritik në sigurimin që uniformat e përzgjedhura janë të përshtatshme dhe të rehatshme për nxënësit. Në bashkëpunim TIKA, VZHK ka organizuar seanca të matjes për të siguruar që secili nxënës të ketë një uniformë të përshtatshme për madhësinë e tyre dhe për të përjashtuar çdo mundësi për mospërshtatshmëri.

Donacioni nga TIKA është një shembull i mrekullueshëm i bashkëpunimit ,për të mbështetur arsimin dhe zhvillimin e të rinjve.

VZHK shpreh një falënderim të veçantë për TIKA-në , poashtu edhe për Organizatën partnere IHH NL , për kontributin e tyre në këtë drejtim dhe për mbështetjen e tyre në ndërtimin e një mjedisi arsimor më të mirë për të gjithë nxënësit.

Këtë hap të rëndësishëm, VZHK e shohim një shenjë të forcimit të bashkëpunimit me komunitetin dhe si një hap drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta për avancimin e arsimit dhe zhvillimit të të rinjve.

Shërbimi për Informim pranë VZHK-së

16.04.2024 Bujanoc.