VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Kursi i Rrobaqepësisë pranë Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim ,një mundësi e shkëlqyer për aftësim professional.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim ka kënaqësinë të njoftojë se kursi i rrobaqepësisë, i cili po zhvillohet me mbështetjen e organizatës IHH NL, ka arritur tashmë në muajin e pestë të tij dhe të para-fundit.

Ky projekt synon të aftësojë profesionist në fushën e rrobaqepësisë, duke u ofruar atyre mundësi të mëdha për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të hyrë në tregun e punës me pergaditje të larta.

Kursi është i projektuar për të ofruar njohuri dhe aftësi të thelluara në rrobaqepësi, duke përfshirë teknika moderne dhe tradicionale të kësaj zanati.

Trajnerja znj.Shyrete profesioniste me përvojë në industrinë e modës dhe rrobaqepësisë, e cila është e përkushtuar për të ndarë njohuritë e tyre dhe për të mbështetur kursantët në çdo hap të rrugës.

Kursi përfshin praktikë intensive, duke u mundësuar kursantëve të punojnë me materiale të ndryshme dhe të krijojnë projekte reale.

Me mbështetjen e organizatës IHH NL , kursi është falas dhe ofron burime të mjaftueshme për të siguruar një eksperiencë mësimore të plotë dhe të kënaqshme.

Mundësi unike për të gjithë ata që duan të mësojnë një zanat të vlefshëm dhe të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

07.06.2024 , Preshevë