VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Me kënaqësi ju informojmë se pas nënshkrimit të kontratave në kuadër të projektit “Serra bujqësore”,janë dorzuar tek bujqit lokal në Preshevë dhe Bujanoc.

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ka perfunduar procesin e dorëzimit të serrave për bujqit lokal nga Komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Ky projekt, i cili mbështetet nga organizata IHH Holanda, ka për qëllim të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë produktivitetin e familjeve bujqësore në rajon. Serrat janë projektuar për të ofruar një mjedis të përshtatshëm për kultivimin e produkteve bujqësore, duke u mundësuar bujqve të zhvillojnë dhe përparojnë në aktivitetet e tyre bujqësore.

Stafi i VZHK-së do të vizitojë së shpejti serat e montuara në Preshevë dhe Bujanoc për të monitoruar progresin dhe për të siguruar që çdo gjë po shkon sipas planit. Këto vizita do të ndihmojnë në identifikimin e çdo problemi potencial dhe do të sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për bujqit përfitues në të ardhmen.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
12.06.2024 , Preshevë