Njoftim për Konkurs
“Përpunimi i gurëve dhe prodhimi i bizhuterive nga mjeshtria në praktik” në Shkup.
Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në bashkëpunim me Yunus Emre – Shkup kemi kënaqësinë të shpallin konkursin për trajnimin profesional “Përpunimi i gurëve dhe prodhimi i bizhuterive nga mjeshtria në praktik” , pa pagesë.
Ky program është një mundësi e veçantë për të rinjtë e Preshevës që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë teknikat e përpunimit të gurëve dhe krijimit të bizhuterive.
Detajet e Programit:
Vendndodhja: Shkup
Organizator: Yunus Emre – Shkup
Pjesëmarrës të Përzgjedhur nga Presheva , Bujanoci dhe Medvegja : 20 të rinjë
Kushtet për Aplikim:
Të jenë banorë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Të jenë të moshës 16-35 vjeç.
Të kenë interes për përpunimin e gurëve dhe prodhimin e bizhuterive.
Të jenë të gatshëm për të ndjekur kursin në Shkup për periudhën e caktuar të trajnimit ( 3 jave ).
Transporti Preshevë- Shkup – Preshevë apo akomodimi akomodimi në Shkup , është i mbuluar.
Si të Aplikoni:
Afati i Aplikimit: 14 ditë
Dokumentet e Nevojshme:
Formulari i aplikimit i plotësuar
Kopje e ID-së personale
Çertifikata ose dëshmi për kualifikimet e mëparshme (nëse ka)
Dërgoni aplikimet tuaja në:
Adresa e email-it: vi*********@gm***.com
Zyra e VZHK-së në Preshevë: RR. 15 Nentori nr 31 / 2
Kjo është një mundësi unike për të fituar aftësi të reja dhe për të zgjeruar horizontet tuaja profesionale.
Mos e humbisni këtë mundësi dhe aplikoni sa më shpejt!
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
10.06.2024 , Preshevë