VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Kursantet tashmë kanë hyrë në muajin e gjashtë dhe të fundit të kursit të rrobaqepësisë.

Me afrimin e përfundimit të këtij cikli të rëndësishëm të aftësimit profesional, është koha për të vlerësuar arritjet dhe progresin e bërë gjatë këtyre gjashtë muajve.

Gjatë këtij kursi intensiv, kursantet kanë ndjekur një program të strukturuar mirë që kombinon teorinë me praktikën. Të përfshira kanë qenë tema të ndryshme, si teknika të zhvillimit të prerjes industriale, skicimi i figurës, qepja e modeleve të ndryshme, dhe rregullimi i difekteve. Përveç kësaj, ato kanë mësuar modelimin dhe prerjen për fëmijë, qepjen e bluzave, fustanave, këmishave, xhaketave, dhe palltove.

Në fund, dëshirojmë të falënderojmë edhe një herë Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA, Republikën e Turqisë, dhe organizatën partnere IHH NL për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për mundësinë që i kanë dhënë këtyre vajzave dhe grave për të ndjekur këtë kurs pa pagesë. Gjithashtu, falënderojmë Komunën e Preshevës për mbështetjen e tyre të pandërprerë.Me përfundimin e këtij kursi, jemi të bindur që këto gra dhe vajza do të jenë të gatshme të hyjnë në tregun e punës me aftësi të reja dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit të tyre.

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Shërbimi për informim pranë – VZHK-së

01.07.2024.