VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Kujtimi është nga Presheva, i cili me krenari tregon për përkushtimin e tij në bujqësi , shoqata VZHK i ndanë serrë.

Ai punon në treg çdo ditë, duke ndihmuar familjen.

Me shumë entuziazëm, ai merret me shitjen e produkteve lokale që vet i kultivon dhe pastaj I shet në treg.

Përveç punës, ai është gjithashtu një nxënës shembullor. Me rezultatet e tij të shkëlqyera në shkollë, ai tregon se është i përkushtuar ndaj arsimimit. I pëlqen të mësojë dhe gjithmonë kërkon të përmirësojë njohuritë e tij. Ai e di se arsimimi është çelësi për një të ardhme më të mirë.

Balancimi i punës dhe shkollës nuk është i lehtë, por ai arrin ta menaxhojë këtë me organizim dhe disiplinë. Me mbështetje nga familja dhe mësuesit, ai ka krijuar një rutinë të fortë që e ndihmon të arrijë qëllimet e tij. Historia e tij është një shembull i shkëlqyer për të rinjtë e tjerë, duke treguar se me punë dhe përkushtim, gjithçka është e mundur.

Bujqit në Preshevë kanë nevojë për mbështetje, prandaj Shoqata “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” angazhohemi vazhdimishtë për t’u ofruar mundësi të reja. Ne punojmë në mënyrë koherente për të ndihmuar fermerët, dhe mundësi për t’u lidhur me tregjet.

Qëllimi ynë është të përmirësojmë cilësinë e prodhimeve dhe të rrisim konkurrueshmërinë e bujqësisë në këtë rajon. Me një bashkëpunim me organizatat partnere te VZHK-së ne besojmë se mund të arrijmë rezultate pozitive dhe të sigurojmë një të ardhme më të mirë për bujqit tanë.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
17.07.2024 , Preshevë