VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Sot patëm kënaqësinë të takoheshim me koordinatorin e TIKA-s në Beograd z.Mehmet Mete Anaç ku e njoftuam për progresin dhe suksesin e projekteve që kemi realizuar së fundmi.

Gjatë takimit, diskutuam në detaje për kursin e rrobaqepësisë dhe projektin e uniformave, të cilat janë zhvilluar sipas planifikimeve tona fillestare.

Pjesëmarrësit në kursin e rrobaqepësisë kanë përvetësuar me sukses aftësitë e nevojshme, duke përmbushur të gjitha objektivat e trajnimit. Nga ana tjetër, projekti i uniformave ka qenë një sukses i dukshëm, me uniformat që janë prodhuar dhe shpërndarë sipas standardeve të larta të cilësisë që kishim vendosur që në fillim në shkollat për Shkollat e Mesme ne Preshevë dhe Bujanoc.

Koordinatori i TIKA-s u shpreh i kënaqur me arritjet tona dhe diskutoi mbi mundësitë e ardhshme për bashkëpunim në projekte të tjera që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit tonë. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve tona me TIKA-n dhe vijimin e bashkëpunimeve të suksesshme në të ardhmen.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së