VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

VZHK vazhdon zgjerimin e partnerëve dhe me kënaqësi ju njoftojmë për një partneritet të ri me Rumeli Turkleri Vakfi.

Fillimi i këtij bashkëpunimi do të realizohet përmes projektit për qanta për nxënësit, një iniciativë që synon të mbështesë edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve në komunitetin tonë

Rumeli Turkleri Vakfi ka një histori të pasur në realizimin e projekteve të suksesshme në rajon, dhe jemi të sigurt se përvoja e tyre do të sjellë një vlerë të shtuar për këtë iniciativë. Duke bashkuar forcat tona, do të ofrojmë zgjidhje inovative që do t’i ndihmojnë nxënësit të kenë mjetet e nevojshme për arsim.

Ky projekt do të kontribuojë në krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë tanë dhe do të promovojë vlerat e edukimit dhe përkushtimit. Jemi të emocionuar për mundësitë që sjell ky partneritet dhe mezi presim të fillojmë këtë udhëtim së bashku.

Rumeli Türkleri Vakfı

Faleminderit për mbështetje tuaj.❣️

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

29.09.2024 , Preshevë