Shkolla Fillore “Dituria” – Dega në Bukuroc, në bashkëpunim me Organizatën “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”, do të fillojë një projekt rinovimi për 4 klasat e shkollës dhe hapësirat përkatëse.
Ky projekt do të përfshijë:
- Rinovimin e klasave , koridorit dhe zyrës së mësimdhënësve.🏢
- Intervenimin në muret e dëmtuara dhe lyerjen e klasave.🧱
- Ndërrimin e dyerve dhe vendosjen e tabelave të reja për çdo klasë.🚪
- Përmirësimin e ndriçimit në klasat dhe koridore💡.
Financimi do të mbulohet nga organizata VZHK🤝
Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar kushte më të mira mësimore për nxënësit tanë. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuojnë dhe inkurajojmë mbështetje nga komuniteti edhe për shkolla të tjera që kanë shumë nevojë❣️.
Të dashur nxënës👨👩👧👧,
Ju meritoni kushte më të mira për të vijuar mësimet tuaja. Ne besojmë se çdo nxënës ka potencialin për t’u zhvilluar dhe për të arritur sukses. Ambienti i përshtatshëm mësimor është thelbësor për ju, dhe jemi të përkushtuar që ta sigurojmë këtë për ju.!
Ne jemi me ju në këtë rrugëtim!❣️🤝
Organizata VZHK do të vazhdojë angazhimin e saj për arsimin shqip, duke ofruar mbështetje dhe iniciativa të reja për të përmirësuar cilësinë e mësimit.
Falënderojmë drejtorin Adil Bajrami për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij!
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
26.09.2024 , Preshevë