VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim dhe Shkolla Fillore “Naim Frashëri” -Bujanoc , bashkojnë forcat për projekte edukative.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) fillimin e një bashkëpunimi e vlerëson të rëndësishëm me shkollën fillore “Naim Frashëri”, me qëllim zhvillimin e projekteve.

Gjatë një vizite zyrtare në shkollë, Shefki Sh Jonuzi drejtori i VZHK-së, së bashku me drejtorin e shkollës, Xhelal Mustafa, diskutuan rreth disa projekteve konkrete.

Këto projekte kanë për qëllim të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies, të inkurajojnë përfshirjen aktive të nxënësve në aktivitete.

Drejtori i shkollës, Xhelal Mustafa, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe shprehu entuziazmin e tij për përfitimet që do të sjellë për nxënësit. “Bashkëpunimi me VZHK është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar shkollën tonë dhe për të ofruar mbështetje për nxënësit tanë në mënyra të reja dhe krijuese.”

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
22.10.2024 , Bujanoc