VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Sot patëm një takim konstruktiv me drejtoreshën e Shtëpisë të Shëndetit në Bujanoc

Gjatë këtij takimi, u njoftuam për nevojat dhe kërkesat që ka Ambulanta në Bujanoc, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës Bujanocit.
Diskutimi u fokusua në sfidat aktuale të ambulancës, Një nga pikat kryesore të bisedës ishte identifikimi i nevojave për pajisje mjekësore më të avancuara.
Takimi gjithashtu hapi mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm mes institucionit dhe organizatës VZHK-së.

Në përfundim, ky takim na ndihmoi të kuptojmë më mirë sfidat dhe nevojat e Ambulantës në Bujanoc dhe të formulojmë një plan veprimi për adresimin e këtyre çështjeve, me shpresën se do të kontribuojmë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë këtë dialog dhe të eksplorojmë mundësi të tjera për mbështetje dhe bashkëpunim.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
23.10.2024 , Bujanoc