Shoqata VZHK dhe Raham International nga Kuvajti nënshkruajnë memorandum Bashkëpunimi.
Shoqata VZHK vazhdon me zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, duke forcuar rrjetin e saj të lidhjeve dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe mbështetje për komunitetet lokale.
Ky zgjerim i partneriteteve ndërkombëtare synon të sigurojë burime dhe mbështetje për projekte që do të ndikojnë pozitivisht në sektorë të ndryshëm, si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Shoqata VZHK ka për qëllim të sjellë eksperiencën dhe resurset ndërkombëtare për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. Nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare, si Rahma International nga Kuvajti, është një hap i rëndësishëm për avancimin e këtyre qëllimeve.
Vizitat e përfaqësuesve të organizates Rahma International në Preshevë dhe Bujanoc, gjatë javës, përfshijnë takimin me kryetaren e Komunës, znj. Ardita Sinani, dhe zv.kryetarin, z. Ragmi Mustafa. Ata gjithashtu do të vizitojnë institucione të ndryshme për të njohur nga afër nevojat dhe mundësitë për zhvillim. Kjo vizitë do të krijojë mundësi për projekte të përbashkëta dhe do të kontribuoni në rritjen e kapaciteteve lokale.
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
25.11.2024 , Preshevë