Sot u përurua me sukses renovimi i Shkollës Fillore “Dituria”, një projekt i realizuar nga Shoqata Vizioni
Sot u përurua me sukses renovimi i Shkollës Fillore “Dituria”, një projekt i realizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK).
Ky projekt është dëshmi e përkushtimit të VZHK-së për të përmirësuar kushtet e arsimit dhe jetën e fëmijëve në komunitet.
Gjatë ceremonisë, drejtori i shkollës, z. Adil Bajrami, shprehu mirënjohjen për këtë projejt, duke theksuar rëndësinë që ka një ambient i përshtatshëm për zhvillimin e mësimit për nxënësit.
Shoqata VZHK mbetet e angazhuar për projekte të tjera që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në Luginë.
Së bashku për një të ardhme më të mirë!
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
26.11.2024.