Përfaqësuesi i Rahma International vizitoi Preshevën me ftesë të Shoqatës VZHK.
VZHK, Shoqata e parë në Luginën e Preshevës, e cila ka arritur një Memorandum Bashkëpunimi me shoqatë nga Kuvajti.
Partneritet i cili ofron mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje të drejtpërdrejtë në fusha të rëndësishme si :
arsimi,
shëndetësia dhe
bujqësia.
Ky hap i rëndësishëm do të kontribuon në forcimin e kapacitetit lokal, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët e rajonit, duke siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe burime të nevojshme për një të ardhme më të mirë.
Përfaqësuesi i Rahma International Z. Waled ,dje gjatë ditës realizoi takime dhe vizita në institucione . Gjatë vizitave , u zhvilluan takime me autoritete lokale dhe institucione të rëndësishme, duke përfshirë takime me Kryetaren e Komunës, znj. Ardita Sinani, dhe Zv.kryetarin, z. Ragmi Mustafa.
Poashtu Vizitat vazhduan në institucione të ndryshme, si Medresenë e Luginës së Preshevës, Shkollën Fillore ” Selami Hallaçi ” në Rahovic, Ambulantën në Preshevë, Shkollën fillore “9 Maji” në Leran, dhe Kursin e Rrobaqepësisë.
Këto takime krijuan mundësi diskutimi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe avancimin e mundësive për zhvillim dhe mbështetje të qëndrueshme në Luginë të Preshevës
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
30.11.2024 , Preshevë