VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

VZHK falënderon institucionet lokale në komunë e Bujanocit për bashkëpunimin dhe gatishmërinë gjatë ditës së sotme.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) shpreh mirënjohje të thellë për të gjitha institucionet lokale që demonstruan përkushtim dhe gatishmëri për bashkëpunim, edhe në një ditë vikendi

( e shtunë 30.11.2024 ) gjatë vizitave dhe takimeve të realizuara sot.

Angazhimi i përfaqësuesve institucionalë thekson rëndësinë e përbashkët për zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Përfaqësuesi i Rahma International, z. Waleed sëbashku me Shefki Jonuzin dhe bashkëpuntorët u fokusuan në fusha kyçe si:

🏢 Arsimi,

🏥 Shëndetësia

🦼Fëmijët me nevoja të veçanta

🕌Bashkësinë Islame në Bujanoc

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e kapaciteteve lokale dhe krijimin e mundësive të reja për mbështetje të qëndrueshme.

VZHK vlerëson këtë frymë bashkëpunimi dhe mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimet në partneritete që sjellin ndryshime pozitive në komunitet.

Shërbimi për informim pranë – VZHK-së

#Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

#VZHK #Rahmainternational #khaironline #Kuwait #Presevo