Filluam me realizimin e projektit “Ngrohja Dimërore” , , në partneritet me Shoqatën Rahma nga Kuvajti.

Ky projekt ka për synim të ndihmojë dhjetëra familje me fëmijë jetim dhe familje në nevojë, duke u siguruar atyre ndihmën e domosdoshme për të përballuar më lehtë kushtet e vështira të dimrit.

Falënderojmë Shoqatën Rahma dhe të gjithë donatorët që me zemërgjerësi kanë bërë të mundur këtë projekt🤝.

Mbështetja dhe solidariteti i tyre janë një dritë shprese për familjet që përballen me vështirësi ekonomike. Ky bashkëpunim është një dëshmi e fuqisë së humanizmit dhe e rëndësisë së punës së përbashkët për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e atyre që kanë më së shumti nevojë.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) do të vazhdojë me përkushtim të realizojë projekte që përmirësojnë mirëqenien e komunitetit dhe fuqizojnë ata që janë më të cenueshëm. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin!

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

17.02.2025 , Preshevë