Përmes aktiviteteve promovuese, ekspozitave, punëtorive dhe evenimenteve të posaçme, VZHK po kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe në avancimin e misionit për zhvillim të qëndrueshëm

Si pjesë e këtij projekti, është hapur platforms online, www.kultura.vizioni-zhk.org, ku do të promovohen veshjet tradicionale dhe ato artizanale të punuara nga banorët e Luginës së Preshevës. Ky website do të shërbejë si një hapësirë virtuale për të ndarë me botën kulturën dhe mjeshtërinë e punës së dorës, duke prezantuar gjithashtu teknikat dhe materialet tradicionale që përdoren për krijimin e këtyre veshjeve.

Të gjithë ata që merren me punë artizanale dhe dëshirojnë të promovojnë punimet e tyre, mund të dërgojnë produktet e tyre në adresën e emailit info@vizioni-zhk.org për promovim dhe rrjetëzim. Ky mundësi do t’u mundësojë artizanëve të ekspozojnë punimet e tyre për një audiencë më të gjerë dhe të krijojnë mundësi për lidhje të drejtpërdrejta me konsumatorë dhe mundësi biznesi.

Projekt i finansuar nga Trupi Kordinues për komunat Preshevë , Bujanoc dhe Medvegj.