Sot, në zyrat e Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim , patëm nderin dhe kënaqësinë të presim biznesmenin e njohur, Luzlim Maliqi, nga Konculi i Bujnaocit, i cili jeton dhe vepron në Gjermani

Kjo vizitë ishte një moment i veçantë për ne, pasi zoti Maliqi është një figurë e respektuar dhe i suksesshëm në fushën e biznesit. Gjatë takimit, zhvilluam biseda të frytshme dhe shkëmbyem mendime për mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve të ndryshme në rajonin tonë. Vizita e tij na nderoi dhe i dha një dimension të ri marrëdhënieve tona profesionale.

Po ashtu, gjatë takimit, prezentoi edhe Xhelal Memeti , kryetari i Unionit të Afaristëve Vizioni shoqata partnere e jonë. Gjatë këtij takimi, u diskutuan disa projekte të rëndësishme, përfshirë projektin e pikës grumbulluese të produkteve bujqësore, i cili ka një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Takimi ishte shumë i frytshëm dhe jemi të kënaqur për mundësinë që patëm të diskutojmë mundësitë për realizimin e këtij projekti dhe hapat e ardhshëm për mbështetje të bizneseve lokale.

Shpresojmë që ky takim të shërbejë si një hap i parë për mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen, edhe me biznese të tjera nga Gjermania, të cilat do t’i mundësojë Luzlim Maliqi.

Dhjetor 2024 – Preshevë