Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) mbetet e përkushtuar në mbështetje të arsimit si shtyllë kyçe për zhvillimin e shoqërisë

Kestin i Dytë i Bursave për vitin akademik 2024 – 2025 u dhurua sot!

Duke synuar të ofrojmë mbështetje për të rinjtë që aspirojnë arritje akademike dhe profesionale, ne vazhdojmë të kontribuojmë në mundësimin e studimeve të tyre dhe në përmirësimin e kushteve për një të ardhme të suksesshme.

Përmes bursave të dhuruara nga Shoqata partnere IHH NL, ne kemi mundësuar që 19 studentë të përfitojnë mbështetje financiare për të përballuar shpenzimet e studimeve dhe për t’u përkushtuar plotësisht arritjeve akademike. Këto bursa janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë që synojnë të përparojnë në fushat e tyre të studimit dhe për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë.

Në këtë ditë të rëndësishme, ne po shpërndajmë kestin e dytë të bursave, një moment i veçantë që tregon angazhimin e përbashkët për arsimimin dhe mbështetjen e brezit të ri. Ne e vlerësojmë lartë dhe falënderojmë IHH NL për kontributin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin që ka treguar në realizimin e këtyre bursave, duke ndihmuar kështu studentët të realizojnë ëndrrat e tyre akademike.

Përmes këtij projekti, jo vetëm që lehtësojmë studimet e studentëve, por inkurajojmë gjithashtu ata të vazhdojnë të avancojnë në arritjet e tyre akademike dhe profesionale, me shpresën se kontributi i tyre do të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë në Luginën e Preshevës. 📚

Falënderimi ynë i sinqertë shkon për IHH NL, jo vetëm për ndihmën financiare, por edhe për solidaritetin dhe përkushtimin që ata tregojnë ndaj komunitetit tonë dhe arsimit të brezave të rinj

VZHK do të vazhdojë të fokusohet në projekte të ngjashme dhe të krijojë mundësi të reja që mbështesin arsimin dhe përmirësojnë jetën e të rinjve tanë, me qëllim që ata të jenë ambasadorë të zhvillimit dhe të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për gjithë rajonin.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

09.03.2025 , Preshevë