Takim miqësor shumë frytdhënës në Prishtinë me Dr. Mohamedin, Drejtorin e Islamic Relief Kosova.

Bashkëbisedimi i sotëm ofroi mundësi për të diskutuar strategjitë dhe projektet që mund të zbatohen për të ndihmuar komuniteteta dhe për të ofruar mbështetje konkrete për ata që përballen me vështirësi të ndryshme.

Ky takim ishte gjithashtu një mundësi për të forcuar lidhjet ndërmjet Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim dhe Islamic Relief Kosova.

Shprehim falënderime të sinqerta për mikpritjen dhe përkushtimin e Dr. Mohamedit dhe gjithë ekipit të Islamic Relief Kosova.

Jemi të sigurt se ky takim do të jetë një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dhe në realizimin e qëllimeve të përbashkëta për një të ardhme më të ndritur dhe me mundësi për të gjithë.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
13.03.2025, Prishtinë – Kosovë

sqartrensr