VZHK, në bashkëpunim me IHH NL, vazhdojnë traditën e bukur të organizimit të iftareve për bashkësinë në Preshevë. Pas suksesit të aktiviteteve të mëparshme, dje u mbajt iftari i radhës në fshatin Rohovic, një ngjarje që solli së bashku banorët e fshatit dhe përfaqësues të ndryshëm nga struktura të ndryshme shoqërore.

Ky iftar i organizuar me shumë kujdes ishte një mundësi për të forcuar ndjenjat e solidaritetit dhe bashkësisë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë vlerat e këtij muaji të bekuar dhe të krijojnë lidhje të reja, duke kontribuar në rritjen e atmosferës së harmoni dhe bashkëpunimi në komunitet.



VZHK dhe IHH NL janë të angazhuar për të vazhduar mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë dhe për të siguruar mundësi që ndihmojnë forcimin e lidhjeve dhe solidaritetit brenda komunitetit. Ky iftar është një tjetër hap i rëndësishëm drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta për një të ardhme më të mirë dhe më të bashkuar.
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
16.03.2025, Preshevë