Patëm kënaqësinë të shpërndajmë veshmbathje për 100 fëmijë jetim, fëmijë me aftësi të veçanta dhe familje në nevojë nga Lugina e Preshevës.

Ky projekt synon që t’u sjellë atyre gëzim, ngrohtësi dhe një ndjenjë përkrahjeje nga ne.
Ky gjest bamirësie u bë i mundur falë donatorëve, të cilët përmes Swiss Barakah Charity po kontribuojnë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.
Çdo ndihmë është një dritë shprese!
Faleminderit të gjithë atyre që po bëhen pjesë e kësaj kauze fisnike!


#VizioniPërZhvillimDheKooperim#Ramazan2025
