Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në kuadër të përkushtimit të saj për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Luginën e Preshevës, ka arritur të sigurojë një fond, për ndërtimin e shkollës së re “Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë.

Fondi prej 280,000 $ për ndërtimin e shkollës së re “Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë , është konfirmuar nga Banka Islamike për Zhvillim (ISDB), si një dëshmi e rëndësisë dhe seriozitetit të këtij projekti për komunitetin lokal.

✨ Ndërtimi i kësaj shkolle moderne synon të krijojë kushte të denja dhe të sigurta për mësimdhënie dhe të ofrojë një ambient edukativ të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin.

🔄 Për shkak të kostos së lartë të projektit, VZHK, në bashkëpunim me Komunën e Preshevës, do të vazhdojë angazhimin edhe tek partnerët e tjerë për të siguruar mbështetje shtesë dhe për të garantuar realizimin e plotë të këtij projekti madhor.

🤝 Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit lokal.

❤️ Shoqata VZHK falënderon Bankën Islamike për Zhvillim, Komunën e Preshevës, dhe veçanërisht Shefin e Kabinetit, z. Besim Shabani, për kontributin e tij të çmuar në këtë projekt.

Po ashtu, falenderojmë të gjithë ata që besojnë në misionin tonë dhe i ftojmë donatorët të bëhen pjesë e kësaj vepre të rëndësishme dhe të dobishme për komunitetin.

VZHK , 05.04.2025 – Preshevë