VZHK arrin marrëveshje bashkëpunimi me organizatën WEFA nga Gjermania.

Sot, në qytetin Köln të Gjermanisë, Shefki Jonuzi kryetari i Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi një vizitë zyrtare në selinë e organizatës ndërkombëtare humanitare WEFA u prit nga nënkryetari Serafettin Imatoglu.

Gjatë këtij takimi, u prezantua puna shumëvjeçare e VZHK-së në terren, me fokus të veçantë në përkrahjen e komunitetit përmes projekteve në këto fusha kryesore:

Projekte sociale

Arsim

Bujqësi 

Shëndetësi 

Takimi përfundoi me arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave me synim fuqizimin e përpjekjeve për zhvillim të qëndrueshëm në Luginën e Preshevës.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim shpreh mirënjohje të thellë për mikpritjen dhe gatishmërinë e drejtuesve të WEFA-s për të bashkëpunuar në të mirë të shoqërisë. Ky bashkëpunim hap horizonte të reja për projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në Luginë të Preshevës.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
11.04.2025.