Në Bujanoc dhuruam Uniforma të Reja të Përgatitura nga Kursantët e Kursit të Rrobaqepësisë për nxënësit e Sh.M.M “ Sezai Surroi “ , donacion nga TIKA.
TIKA (Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim) ka dhuruar materjalin per uniforma , të cilat janë përgatitur me përkushtim dhe profesionalizëm nga kursantët e kursit të rrobaqepësisë të realizuar nga shoqata “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”.
Ky projekt përfaqëson një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit mes Organizatë ndërkombëtare TIKA dhe shoqatës VZHK-së
Kursi i rrobaqepësisë i organizuar nga “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” ka për qëllim të pajisë pjesëmarrësit me aftësi praktike dhe profesionale, të cilat do t’u mundësojnë atyre të jenë konkurrues në tregun e punës. Ky kurs ka ndihmuar dhjetra gra dhe vajza te reja të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit tonë.
Falë donacionit bujar nga TIKA, kursantët tanë kanë pasur mundësinë të vënë në praktikë njohuritë e tyre duke përgatitur uniforma cilësore. Ky projekt jo vetëm që ka ndihmuar në fuqizimin e aftësive të tyre praktike, por gjithashtu ka ofruar një kontribut të rëndësishëm për komunitetin, duke siguruar uniforma të reja për nxënësit e Sh.M “ Sezai Surroi “ në Bujanoc që kanë nevojë.
Ky donacion ka një impakt të dyfishtë: nga njëra anë, kursantët kanë përfituar nga përvoja praktike dhe kanë pasur mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre, dhe nga ana tjetër, uniformat e reja kanë sjellë një ndihmë të madhe për institucionet që i kanë marrë.
Në emër të gjithë kursantëve dhe shoqates “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për TIKA-n dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Kjo është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe rëndësisë së mbështetjes për zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve lokale.
Ky projekt i uniformave është vetëm një nga shembujt e shumtë të projekteve të suksesshme që mund të arrihen përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkushtimit lokal. Ne jemi krenarë për arritjet e kursantëve tanë dhe shpresojmë se ky do të jetë vetëm fillimi i shumë projekteve të tjera të suksesshme në të ardhmen
01.06.2024 , Bujanoc
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së.