Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ka perfunduar procesin e dorëzimit të serrave për bujqit lokal nga Komuna e Preshevës dhe Bujanocit.
Ky projekt, i cili mbështetet nga organizata IHH Holanda, ka për qëllim të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë produktivitetin e familjeve bujqësore në rajon. Serrat janë projektuar për të ofruar një mjedis të përshtatshëm për kultivimin e produkteve bujqësore, duke u mundësuar bujqve të zhvillojnë dhe përparojnë në aktivitetet e tyre bujqësore.













Stafi i VZHK-së do të vizitojë së shpejti serat e montuara në Preshevë dhe Bujanoc për të monitoruar progresin dhe për të siguruar që çdo gjë po shkon sipas planit. Këto vizita do të ndihmojnë në identifikimin e çdo problemi potencial dhe do të sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për bujqit përfitues në të ardhmen.
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
12.06.2024 , Preshevë