Informacion i Rëndësishëm për Kursin e Rrobaqepësisë dhe Konkursin e Ri.
Dëshirojmë t’ju informojmë se kursi ynë i rrobaqepësisë, i organizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim dhe mbështetur nga IHH NL, është në 10 ditët e fundit të tij.
Pas përfundimit të këtij kursi, ne do të hapim një konkurs për pranimin e 10 kursantëve të reja, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin kursin pa pagesë. Ky konkurs do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në rrobaqepësi dhe të përgatiten për një karrierë të suksesshme në këtë fushë.
Detajet për konkursin dhe procesin e aplikimit do të publikohen së shpejti në faqen tonë zyrtare dhe në rrjetet tona sociale. Ne inkurajojmë të gjithë të interesuarit të ndjekin njoftimet tona dhe të përgatiten për aplikimin.
Faleminderit per mbeshtetjen nga TIKA , Komuna e Presheves dhe organizata partnere IHH NL.
Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj projekteve tona.
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së.
20.07.2024 , Preshevë