Njoftim për konkurs , pranimi në kursin profesional të rrobaqepsisë

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim shpallë konkursin për pranimin e 10 kursanteve në kursin profesional të rrobaqepsisë.Eshtë një mundësi e shkëlqyer për të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara që të mësojnë dhe përvetësojnë aftësi të reja në një fushë me kërkesë të lartë në tregun e punës.

Kursi profesional i rrobaqepsisë është një projekt i rëndësishëm, i cili është realizuar me mbështetjen e partnerëve tanë të besuar TIKA, Komuna e Preshevës, dhe IHH NL. Programi është projektuar për të ofruar një trajnim intenziv, ku pjesëmarrëset do të mësojnë teknika të ndryshme të rrobaqepsisë, duke filluar nga bazat deri te teknikat më të avancuara.

Kursi do të zgjasë 6 muaj, duke siguruar që çdo pjesëmarrëse të ketë kohë të mjaftueshme për të përvetësuar njohuritë e nevojshme dhe për të fituar përvojën praktike.

Kursi Profesional i Rrobaqepsisë për Gjeneratën e – 8 – është plotësisht pa pagesë, falë mbështetjes bujare të shoqatës partnere IHH HOLANDA. Kjo është një mundësi unike për të gjithë pjesëmarrëset që të marrin pjesë në një program cilësor dhe pa asnjë kosto financiare.

Kriteret për pjesëmarrje në konkurs:

1. Plotësimi i formularit të pjesëmarrjes: Aplikantet duhet të plotësojnë formularin për pjesëmarrje në përzgjedhje, i cili do të vlerësohet nga një komision i posaçëm.

2. Dokumentacioni i kërkuar: Aplikantet duhet të dorëzojnë një kopje të dëftesës ose diplomës përkatëse që dëshmon përgatitjen e tyre arsimore.

3. Kushti i gjinisë: Pjesëmarrëset duhet të jenë të gjinisë femërore.

4. Mosha: Grupmosha e lejuar për pjesëmarrje është nga 18 deri në 50 vjet.

Si të aplikoni:

Aplikacionet për pjesëmarrje në konkurs mund të dorëzohen në dy mënyra:

• Në formë fizike në zyrën e shoqatës në adresën e mëposhtme: Rruga “15 Nëntori” Nr 31, kati i dytë, Preshevë.

• Përmes email-it në adresën: vizioni.zhk@gmail.com.

• Përmes faqes zyrtare të Facebook: Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim.

Ne ju inkurajojmë që të aplikoni sa më parë, pasi numri i vendeve është i kufizuar. Ky kurs është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në rrobaqepsi dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit tonë.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij kursi dhe të zhvilloni aftësitë tuaja në një ambient mbështetës dhe profesionist!

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

17.08.2024 , Preshevë