Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj mbështetjes së bujqve lokalë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve rurale.
Sot, me nënshkrimin e kontratave për projektin e serrave bujqësore, kemi ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës për bujqit lokalë dhe rritjes së prodhimit bujqësor. Ky projekt synon jo vetëm të rrisë kapacitetin prodhues të bujqve, por edhe të forcojë stabilitetin ekonomik të familjeve të tyre.
Përkushtimi i VZHK-së ndaj komunitetit është themeli i të gjitha nismave tona. Ne besojmë se përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimit të ngushtë me bujqit lokalë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Çdo hap që ndërmarrim në këtë drejtim është një dëshmi e angazhimit tonë për të kontribuar në mirëqenien dhe zhvillimin afatgjatë të bujqësisë në vendin tonë.
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
28.08.2024.