Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) vazhdon angazhimin e saj për mbështetjen e institucioneve lokale shëndetësore dhe përmirësimin e mirëqenies së komunitetit.

Gjatë takimit të sotëm me drejtorin e ambulancës në Preshevë, Dr. Boban Spahic dhe Dr.Agim Sabedini , u diskutuan kërkesat dhe nevojat e kësaj qendre shëndetësore, përfshirë uniformat për stafin dhe pajisjet e domosdoshme mjekësore për ofrimin e një shërbimi më cilësor për qytetarët.

Në këtë takim, VZHK konfirmoi se do të dhurojë uniforma për stafin e ambulancës dhe do të angazhohet për sigurimin e pajisjeve të nevojshme mjekësore.

Angazhim është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të VZHK-së për të fuqizuar edhe institucionet shëndetësore dhe për të ofruar ndihmë konkrete për një shërbim më të mirë dhe më të sigurt për komunitetin.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

28.10.2024 , Preshevë