Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) shpreh mirënjohje të thellë për të gjitha institucionet lokale që demonstruan përkushtim dhe gatishmëri për bashkëpunim, edhe në një ditë vikendi
( e shtunë 30.11.2024 ) gjatë vizitave dhe takimeve të realizuara sot.

Angazhimi i përfaqësuesve institucionalë thekson rëndësinë e përbashkët për zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Përfaqësuesi i Rahma International, z. Waleed sëbashku me Shefki Jonuzin dhe bashkëpuntorët u fokusuan në fusha kyçe si:
Arsimi,
Shëndetësia
Fëmijët me nevoja të veçanta
Bashkësinë Islame në Bujanoc




Gjatë këtyre takimeve u diskutuan projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e kapaciteteve lokale dhe krijimin e mundësive të reja për mbështetje të qëndrueshme.
VZHK vlerëson këtë frymë bashkëpunimi dhe mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimet në partneritete që sjellin ndryshime pozitive në komunitet.
Shërbimi për informim pranë – VZHK-së
#Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim
#VZHK #Rahmainternational #khaironline #Kuwait #Presevo