Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim vazhdon bashkëpunimin me komunën e Bujanocit.
Përfaqësuesit e Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim , z.Shefki Jonuzi dhe Prof.Dr Mensur Morina sot ishin në takim në komunën e Bujanocit.
Në Bujanoc u takuam me kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi, ku biseduam për relaizimin e disa projekteve në të ardhmen e afërt.
Kryetari i komunës së Bujanocit na ofroi mbështetje për projektet në fjalë.
VZHK shpreh mirënjohje të larta për Kryetarin e Komunës dhe për gadishmërin dhe mbështetjën e treguar deri më tash, duke vënë në dispozicion tërë kapacitetet e Komunës për të bërë të mundëshme realizimin e projekteve vitale në këtë komunë për të mirën e komunitetit pa dallime. U dakorduam që të kemi takime më të shpeshta dhe të kordinuara.
31.05.2023 , Bujanoc
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së