Gjatë takimit, pati mundësi të bashkëbisedonim për disa tema të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona. Angazhimi i deputetit Minnich për të mbështetur interesat e shqiptarëve, si dhe përkushtimi i tij ndaj përmirësimit të kushteve të jetesës dhe mundësive për rritjen e bashkëpunimit, ishin disa nga temat kryesore që theksuam.
Ky takim na dha mundësinë për të thelluar lidhjet tona dhe për të diskutuar hapa konkretë që mund të ndërmerren për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Gjatë bisedës, deputeti Minnich propozoi një partneritet-binjakzimmes komunës së Preshevës dhe një komune nga
Austria, e cila ka një sektor bujqësor të zhvilluar
.

Ky partneritet mund të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në komunën tonë, duke shfrytëzuar pozicionin gjeografik të favorshëm të Preshevës për këto aktivitete. Propozimi i tij na ofron një mundësi të shkëlqyer për të përfituar nga eksperienca dhe praktikat më të mira të Austrisë në këtë fushë, dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit tonë.