Dje , përfaqësuesi i Shoqatës partnere IHH NL realizoi një vizitë të rëndësishme në Preshevë.

Ai u prit ngrohtësisht në zyrën e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), ku u diskutua për projektet e realizuara dhe ato të ardhshme.

Vizita vazhdoi në kursin e rrobaqepësisë, ku u prezantua puna dhe përkushtimi i pjesëmarrësve të këtij programi për aftësim profesional.

👉Më pas, përfaqësuesi u takua me studentët që përfitojnë bursa nga Shoqata IHH NL, duke dëgjuar nga afër përvojat dhe sfidat e tyre.

👉Vizita vijoi në terren, ku u inspektuan serrat bujqësore të dhuruara nga VZHK, një projekt që ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të zonës dhe mbështetjen e fermerëve lokalë.

👉Në përfundim, përfaqësuesi mori pjesë në një aktivitet të veçantë në Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran, ku u dhuruan çanta për nxënësit.

Ky gjest simbolizon përkushtimin e vazhdueshëm të Shoqatës VZHK dhe IHH NL për përmirësimin e arsimit dhe mbështetjen e brezave të rinj.

📍Kjo vizitë forcoi edhe më shumë lidhjet e partneritetit dhe angazhimin për projekte të qëndrueshme në të ardhmen🤝.

Shërbimi për informim pranë– Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

27.12.2024 , Preshevë