Viti 2024 ka qenë një vit i mbushur me angazhime dhe planifikime për zgjidhjen e një numri problematikash në Luginën e Preshevës nga ana jonë.

👉Stafi i Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim është angazhuar që të jetë pranë qytetarëve të Luginës përmes projekteve në arsim, shëndetësi, bujqësi dhe projekte sociale.

✅️Një nga projektet kyçe që shënon përmbushjen e planifikimeve tona për vitin 2024 është projekti i çantave, i cili është realizuar me sukses dhe ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mbështetje për fëmijët dhe nxënësit e Luginës dje në shkollën fillore “ 9 Maji “ në Leran .

❣️Shfrytëzojmë këtë mundësi të falenderojmë shoqatat partnere, institucionet bashkëpunëtore, stafin e VZHK dhe miqtë e veçantë të Luginës që kanë mbështetur për realizimin e projekteve tona strategjike gjatë vitit 2024. Pa ndihmën dhe angazhimin e tyre, shumë nga këto projekte nuk do të ishin të mundura.

💡Pa vendosjen për sfida të reja dhe pa guxuar të dalim jashtë zonës së komfortit, është e pamundur të arrijmë qëllimet dhe objektivat që kemi vendosur për të ardhmen. Sfida të reja na japin mundësinë për t’u zhvilluar, për të mësuar dhe për të tejkaluar kufizimet tona, duke e bërë çdo hap të rrugëtimit tonë më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm.

Pa këtë angazhim dhe pasion për të përballuar sfida të reja, ne do të mbeteshim të bllokuar në të njëjtat kushte dhe mundësi, pa mundur të arrijmë progresin që e meritojmë.

Pas realizimit të disa projekteve të suksesshme në vitin 2024,

📊Për vitin 2025, kemi vendosur një sfidë të re dhe shumë më të madhe përpara vetes.

Bashkëpunimi me institucionet lokale ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një faktor kyç në suksesin e projekteve tona🤝. Ne jemi të angazhuar që të punojmë ngushtë me këto institucione për të realizuar më shumë projekte që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët tanë dhe do të mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të Luginës së Preshevës.❣️

Kryetari i VZHK-së,

Shefki Jonuzi

28.12.2024