Kursi profesional i rrobaqepsisë ka hyrë në muajin e katërt dhe vazhdon me intensitet edhe në vitin 2025.

Pas dy muajsh, kursantet do të certifikohen si rrobaqepëse profesionale. Ky kurs, i cili ka filluar me 10 pjesëmarrëse, përfshin një program të pasur teorik dhe praktik, duke përgatitur ato për të punuar në industrinë e modës.

✂️📐📏Tema të përfshira deri tani janë: historia e modës, teoria e ngjyrave, teknikat e prerjes industriale, modelimi dhe qepja e bluzave, fustaneve, këmisheve dhe palltove, si dhe rregullimi i difekteve. Tashmë, kursantet do të fillojnë me qepjen e uniformave, duke aplikuar atë që kanë mësuar deri tani.

Kursi mundësohet nga IHH NL, TIKA dhe Komuna e Preshevës, dhe ka ofruar mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e aftësive profesionale.

Falënderojmë të gjitha për mbështetje.🤝

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së

01.08.2025 , Preshevë