Në kuadër të partneritetit tonë me Shoqatën Rahma nga Kuvajti, pas shpërndarjes së batanijeve për familjet në nevojë, tani po përgatitemi për realizimin e projektit të pakove ushqimore. Ky projekt synon të sigurojë ndihmë esenciale për familjet më të cenueshme, veçanërisht ato me fëmijë jetim dhe në kushte të vështira ekonomike.
Falënderojmë Shoqatën Rahma dhe donatorët nga Kuvajti për mbështetjen e vazhdueshme dhe bujarinë e tyre, e cila sjell shpresë dhe siguri për komunitetin tonë.

KUWAIT IS BY YOUR SIDE

VZHK mbetet e përkushtuar për të realizuar projekte humanitare që sjellin ndryshime pozitive për ata që kanë më shumë nevojë!

Shërbimi për informim pranë VZHK-së
Preshevë, 24.02.2025