Të nderuar besimtarë muslimanë,
Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ju dërgon urimet më të sinqerta për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Ramazani na fton për reflektim, falenderim dhe përkushtim. Agjërimi, lutjet dhe veprat e mira janë një mundësi për të rritur durimin dhe për të treguar mëshirë ndaj atyre që kanë nevojë. Ky është një moment për të forcuar bashkëpunimin dhe solidaritetin, duke ndihmuar ata që janë në vështirsi dhe duke u angazhuar për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.

Në këtë muaj të shenjtë, VZHK ju dëshiron një periudhë paqeje, begatie dhe harmoni, që çdo ditë të jetë e mbushur me mirësinë e adhurimit dhe dashurinë për njëri-tjetrin.
Me respekt,
Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK)
Kryetar Shefki Jonuzi
Preshevë, 28.02.2025