Mbështetje për familjet në nevojë gjatë Ramazanit
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në partneritet me Shoqatën IHH NL, po realizon projektin “Iftari në prag të shtëpisë”. Ky projekt ka për synim të ndihmoj qindra familje në nevojë duke u ofruar ushqim të ngrohtë në pragun e shtëpisë së tyre.

Ky projekt është një dëshmi e vlerave të solidaritetit dhe dhembshurisë që na bashkojnë si komunitet. Ne besojmë se asnjë tryezë nuk duhet të mbetet bosh gjatë këtij muaji të bekuar dhe, me ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve të vullnetit të mirë, do të arrijmë të sjellim sadopak lehtësi në jetën e familjeve në nevojë.
Falënderojmë të gjithë donatorët, vullnetarët dhe bashkëpunëtorët që po bëhen pjesë e këtij misioni fisnik.
Bamirësia nuk të varfëron – ajo e mbush zemrën me paqe dhe shpërblehet shumëfish!
Me respekt,
Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK)