Shoqata Swiss Barakah vazhdon angazhimin e saj për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë, duke shpërndarë paketa ushqimore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit 2025.
Ky projekt ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për familjet në vështirësi, jetimët, dhe personat me aftësi të veçanta, duke siguruar që ata të kenë mundësi për një ushqim të shëndetshëm dhe të mjaftueshëm gjatë këtij muaji të shenjtë.

Paketa Ushqimore përmbajnë produkte bazë dhe esenciale për jetesën e përditshme, për të siguruar mbijetesën dhe ushqimin e duhur.
Falënderojmë të gjithë donatorët dhe partnerët që bëjnë të mundur realizimin e këtij projekti dhe që ndihmojnë ata që janë më të prekshëm, duke sjellë një rreze shprese në këtë kohë të shenjtë.
Vazhdoni të dhuroni përmes Swiss Barakah, duke kontribuar për të përmirësuar jetën e atyre që kanë më shumë nevojë.
#SwissBarakah #Ramazan2025 #PakoUshqimore #Bamirësi