Fjalim i kryetarit të VZHK-së z.Shefki Jonuzi drejtuar të pranishmëve ,dje në iftarin e organizuar nga Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim.

Të nderuar të pranishëm,

Fillimisht, ju uroj nga zemra muajin e shenjtë të Ramazanit 🌙, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe pranimin e agjërimit.

Është një kënaqësi dhe nder për Shoqatën tonë që në këtë iftar, të organizuar në partneritet me IHH Hollanda 🇳🇱, të kemi në mesin tonë:

✅ Drejtues të institucioneve nga Komuna e Preshevës

✅ Drejtorë të shkollave shqipe në Preshevë

✅ Qytetarë të nderuar

✅ Punëtorët e Moravicës

🤝 Në mënyrë të veçantë, sot kemi privilegjin të mirëpresim edhe fëmijët me aftësi të veçanta ♿, të cilët janë një pjesë e çmuar e shoqërisë sonë.

Një falënderim i veçantë shkon për Shoqatën Partnere IHH NL, e cila vazhdimisht është e pranishme në Preshevë përmes projekteve të saj bamirëse. Po ashtu, falënderojmë të gjithë ju për pjesëmarrjen dhe për këtë mbrëmje të ngrohtë dhe kuptimplotë.

🕊️ Zoti ju shpërbleftë të gjithëve me të mira!